Login

Faqe

Sondazhet

Cila eshte makina me e preferuar

  • Audi (44%, 7 Vota)
  • Mercedes-Benz (31%, 5 Vota)
  • BMW (13%, 2 Vota)
  • VW (13%, 2 Vota)
  • Opel (0%, 0 Vota)

Nr. i Votuesve: 16

Loading ... Loading ...

Kategori

 

Janar 2012
Hën Mar mër Enj Pre Die Sht
« Maj    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Postimet Më të Fundit

Faqet Partnere

audi-r4-300x244Audi planifikon që në treg të plasoj automobilin më të vogël sportiv i cili do të bazohet në modelin koncept R4, por ende nuk është marrë vendim se çfarë materiali do të përdoret për konstruksionin.

Modeli koncept është punuar nga legura e metaleve të lehta, ku pjesa më e madhe ka të bëj me aluminin, mirëpo, në zhvillimin e tij, mund të vendoset që të përdoret edhe çeliku dhe alumini.

Sipas informatave të para nga zyrtarët e kompanisë Audi, në ofertën e motorëve do të mund të gjenden ata benzinë 1.4 dhe 1.6 turbo, por edhe motori dizel 2.0 litërsh.

audi-300x198Ani pse fillimisht na dukej që kupeja e radhës nga Audi për masa, R4, po na trokiste në derë, ka gjasa që do të na duhet të presim edhe pak.

Në fakt, në këtë muhabet, siç ishte pritur, është përfshirë edhe Volkswagen i cili dëshiron të përdorë platformën e prodhuesit Audi për modelin e vet kupe – BlueSport.

Ndaj platformës me bllok të motorit të vendosur në mes dhe me tërheqje në boshtin e prapmë nuk janë imun as në Porsche, drejtorët e të cilit ende lodhin veten duke menduar se a ju duhet një model roadster/kupe i cili është më i pranueshëm nga pikëpamja e çmimit nga ai që ka – Boxster.

Megjithatë, problemi më i madh për tre prodhuesit gjerman është të pajtohen për materialin i cili duhet përdorë për shasinë. Siç raporton portali teknologjik britanik Autocar, gjermanët nuk mund të vendosin në mes përpunimit më të thjeshtë dhe më të lirë – shasisë më të rëndë të ashtuquajtur monocoque nga çeliku, apo më të lehtë por më të komplikuar për përpunim dhe më të shtrenjtë nga alumini.

Mirëpo, siç pohojnë inxhinierët e Audi, “kur tre prodhues punojnë në një model, gjasat janë të mëdha që të merret drita e gjelbër për prodhim”.

Mercedes-Benz-S-Class-300x177Fellne të veçanta RS8 ofron në madhësi 9×21 inç para dhe 10×21 prapa. Gomat e përshtatura kanë dimensione prej 265/30 dhe 295/30, për secilin repart përkatës.

Për një argëtim sa më të mirë në enterier, Lorinsero ka vendosur sistem zërimi mjaft të avancuar.

2010 Mercedes-Benz S-Class ka qenë në shitje qysh prej vitit 2009 dhe veçohet me motor që nisen prej V6 me benzinë dhe turbo dizel deri në bi-turbo AMG V12 me 450 kW (612 kuaj fuqi).

Automjeti i parë paraprodhues i quajtur Opel Ampera ka dalë nga linja e fabrikës në Warren, Michigan.

opel-ampera-300x157I krijuar për testim dhe verifikim, prototipi do të testohet nga inxhinierë në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ai është vetëm një prej disa modeleve paraprodhuese që do të ndërtohen.

Sipas Andrew Farah, shef inxhinierie i automjeteve për Ampera, “Ne jemi në rrugën e duhur për të prodhuar Ampera për tregjet evropiane më vonë gjatë këtij viti.

Golf-7-300x182Shasia e 2013 MkVII Golf qëndron nën automjetin që po shihni, që nga jashtë është ende i veshur sikurse forma e tanishme e Golf, kjo është edhe arsyeja pse nuk ka kamuflazh.

Pasi që gjenerata e tanishme Golf, MKVI, ishte shpalosur vetëm në vitin 2009, pse janë duke u ngutur me testimet rreth gjeneratës së ardhshme?

Arsyeja është se gjenerata e gjashtë e Golf është ende e bazuar në platformën e njëjtë Volkswagen PQ35, që ishte pjesë gjithashtu e gjeneratës së pestë, duke e bërë më shumë një rifreskim me ndryshime të trupit sesa një kalim të vërtetë të gjeneratës.

audi-q7_enco-300x189Modifikimet sipas ENCO, mund të blihen ndaras, por pakoja e plotë do të kushtojë rreth 38 000 euro.

Ajo përfshin fellne të zeza 11×23 me goma Dunlop SP Sport Maxx dhe pakon konvertuese të plotë Audi OEM, që e bënë veturën më të gjerë.
Audi ka drita të reja sportive të përparme dhe të prapme, maje të punuar në mënyrë speciale nga ENCO nga fibrat e karbonit, timon të punuar nga karboni, amortizim të ulur, sistem multimedial dhe veshje të enterierit me karbon/bronz.

Milano-Taxi-300x216Volkswagen mban kursin e vet drejt prodhuesit më të pranueshëm të automjeteve në botë. Në panairin e automjeteve në Hannover të Gjermanisë ditë më parë është bërë premiera botërore e automjetit Milano Taxi, një studim për taksi të prodhuar në seri të mëdha i cili ka elektromotor.

Elementi i mesëm i pjesëmarrjes së Volkswagenit në panair është elektro-strategjia. Gjatë vitit 2013 kompania do të plasojë në treg disa automjete elektrike. Klaus Bischoff, shef i njësisë së dizajnit të markës Volkswagen për automjete të udhëtarëve së bashku me shefin e marketingut të VW-së ka paraqitur këtë studim.

Audi RS5 me 444 kuaj fuqi

Audi RS5 me 444 kuaj fuqi
Pikërisht pas tridhjet vite që nga debutimi i parë i Audi Quattro në Gjenevë, paraqitet edhe modeli RS5 poashtu në Gjenevë.

Bazuar në A5 kupe dhe zhvilluar nga Quattro GmbH Group, RS5 e re do të dal në shitje në Evropë në fund të pranverës, me çmim rreth 78,000 Euro. Ndërsa sa i përket tregut të Amerikës, Audi thotë se ende nuk është i ditur nëse RS5 do të jet në dispozicion të blerësve gjatë këtij viti.

Motori 4.3 litër V8 FSI krijon 444 kuaj fuqi dhe ka marshe me 7 shpejtësi të cilat mund të ndërrohen në pedalet mbrapa timonit. Audi gjithashtu ka përshtatur edhe sistemin që mund të shpërndaj rrotullimet e motorit në të gjitha rrotat.

RS5 mund të arrij nga 0 në 100 km/h për më pak se 4.6 sekonda. Shpejtësia është e kufizar në mënyrë elektronike në 250 km/h por Audi thotë se kjo mund të rritet deri në 280 “në bazë të kërkesave”.

RS5 vjen me rrota standarde 265/35R19 në fellgne alumini 19 inch, por do të jet i mundshëm edhe verzioni 20 inch. Trupi i makinës është ulur për 2 cm dhe janë përmirësuar suspencioni, frenat dhe timoni.

Për ta veçuar edhe në pamje nga A5, RS5 ka edhe disa ndryshime të dukshme e ndër to edhe një spoiler mbrapa i cili zgjatet automatikisht kur shpejtësia të kalon 120 km/h.

Pjesa e brendshme është e pajisur me ulëse sportive Alcantara të lëkurës me mbajtëse të integruara të kokës, por është i mundshëm edhe verzioni më konfort me klimë.

foto.php

Një reklamë e Audi, ku një njeri tenton të vras veten por pa sukses në një Audi A5 TDI është jo-zyrtare dhe mashtrim, konfirmon Audi Amerika. “Të gjithë ju mund ta keni parë video reklamën ku paraqitet një Audi A5 TDI, e cila ka bërë bujë në internet, e ne të cilën paraqitet një njeri që tenton të vetëvritet por dështon.” – tha Christian Bokich, zëdhënësi i Audi Amerika. “Kjo video nuk është paraqitur, krijuar apo porositur nga asnjë përfaqësi e Audi-së në mbarë botën.” Në këtë video paraqitet një njeri në një vendparking i cili provon metoda të ndryshme për tu vetëvrarë. Ai tenton të helmohet me gaz monoksid karboni të cilin e fut me një tub nga dritarja e Audi A5 dhe në një moment duket se ka vdekur, por pastaj zgjohet. “Good for the environment. Good for you. (E mirë për ambientin, e mirë për ju” – thot shprehja në fund të reklamës.